Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra ka mbajtur sot konferencë për media ku ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti dhe presidentes për të mohuar historinë më të re të Kosovës, trashëgiminë politike dhe vlerat kombëtare.
Deliu – Kodra ka theksuar se ky pushtet i ri udhëhequr nga Vetëvendosje, i cili po mendon që gjithçka në Kosovë fillon me ta, ka hequr dorë nga politika e jashtme e Kosovës, e ka suspenduar atë, duke e shndërruar në politikë të brendshme dhe në mekanizëm të thashethemeve.
“Ministrja e Jashtme e Kosovës, e verbuar nga inatet politike nuk tha asnjë fjalë për njohjen e Kosovës nga Izraeli. Këshilli i Sigurimit është terren për afirmim të shtetësisë së Kosovës dhe jo përkrahje të narracionit rus dhe serb për Kosovën. Pa ia kërkuar askush, Donika Gërvalla-Schwarz foli zi e terr në sytë e botës së si Kosova është e pushtuar nga krimi dhe korrupsioni”, ka thënë ajo.
Ajo duke thënë se fjalimi i djeshëm i Gërvallës shënoi një ditë turpi për Kosovën, që fatkeqësisht u orkestrua nga Qeveria e saj në Prishtinë, ka theksuar se çdo e arritur e Kosovës në politikën e jashtme është meritë e miqve ndërkombëtarë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nëse ata përpiqen t’i mohojnë të arriturat e PDK-së në shtetndërtimin e Kosovës, të paktën të mos sillen naiv duke mohuar meritat e qytetarëve, miqve ndërkombëtarë dhe përqafojnë pa vetëdije narracionin serb dhe rus në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka përfunduar Deliu-Kodra.
?LIVE Momenti kur nuk i plotësohet “dëshira” Rusisë për largimin e flamurit të Kosovës nga Gërvalla
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...