Sarajeva të martën mbajti zi për një gjeneral serb i cili ndihmoi në mbrojtjen e qytetit ndërsa ishte i rrethuar nga forcat serbe për gati katër vjet, në vitet 1990, duke u bërë një simbol i mbrojtjes multi-etnike të kryeqytetit të Bosnjës.
Jovan Divjak ishte një ish oficer i Ushtrisë Popullore Jugosllave (UPJ) i cili u largua nga radhët e saj kur ish Jugosllavia filloi të shpërbëhej dhe u bashkua me ushtrinë Boshnjake kur filloi lufta atje, në prill 1992. Ai vdiq të enjten pas një sëmundje të gjatë, në moshën 84 vjeç, raporton “Reuters”.
I lindur në Beograd, ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij ushtarake në Bosnjë dhe u identifikua si një boshnjak.
Divjak fitoi respekt popullor kur u ngjit në një tank të UPJ-së që tërhiqej në maj 1992, duke u përpjekur të ndalonte qytetarët e Sarajevës që të qëllonin mbi ushtarët e UPJ-sw.
“Ai ishte i vetmi gjeneral që bërtiti:” mos qëlloni! ” në vend të “qwlloni!”, tha regjisori boshnjak i filmit, fitues i çmimit Oskar, Danis Tanoviç, gjatë ceremonisë përkujtimore të mbajtur në Teatrin Kombëtar.
Divjak ishte i vetmi anëtar serb i komandës së ushtrisë së dominuar nga myslimanët në Bosnjë, gjatë luftës në të cilën vdiqën 100,000 njerwz.
“Kjo është një humbje e madhe për mua,” tha Muhamed Bojadzi, i cili si një vogëlush u shpëtua nga Divjak, nw një spital qw ishte nën sulm, e i cili më vonë u shpwrblye edhe me bursë.
Autoritetet e Sarajevës ndaluan njerëzit që të merrnin pjesë në funeralin e Divjak të martën, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus./arbresh.info/
Avatanzhi strategjik i raketave amerikane me rreze të gjatë ...
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...