Google ADS

633 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

11:03 | 14 Prill 2021
A. B.

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

“Ismajli ka njoftuar se aktualisht 82 qytetarë të Gjilanit janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm, 64 prej të cilëve me oksigjeno-terapi , derisa theksoi se 633 raste janë aktive.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftimin për media.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19109 mostra, 5795 kanë rezultuar pozitivë, 5036 janë shëruar, 127 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 633 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 82 persona, 64 prej të cilëve me oksigjeno-terapi dhe 245 mostra në pritje për rezultat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme