Google ADS

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

08:53 | 14 Prill 2021
A. B.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut, sidomos në pjesën perëndimore të vendit.

Në vendet malore në veriperëndim të vendit do të ketë reshje të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 12 deri 19 gradë celcius.

Edhe gjatë ditëve të ardhshme, meteorologët parashikojnë reshje të shiut, të cilat më të dendura do të jenë në fundjavë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme