Google ADS

Palestinë, shkon në mbi 300 mijë numri i të infektuarve me COVID-19

01:40 | 14 Prill 2021
Trina Galanxhi

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në territoret palestineze të okupuara dhe bllokuara ka arritur në 301.547, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1.911 raste të reja pozitive në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe në Rripin e Gazës të bllokuar.

Prej rasteve ditore, 1.292 janë regjistruar në Rripin e Gazës, kurse 619 në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Ndërkaq, numri i të vdekurve ka shkuar në 3.168, me 18 viktima në 24 orët e fundit.

Sipas deklaratës së ministrisë, 182 pacientë aktualisht janë në gjendje të rëndë, kurse gjithsej 265.333 janë shëruar deri më tani.

Së fundmi, në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, me një popullsi prej 5,2 milionë banorësh, ka filluar të bjerë numri i rasteve ditore me COVID-19, për shkak të masave parandaluese.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme