Ligjet nga pakoja e pestë, deri nesër në Komisionin për Financim dhe Buxhet

20:57 | 13 Prill 2021
Arditë Shkodra

Propozim-ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike do t’u paraqiten deputetëve në Komisionin për Financa dhe Buxhet më së voni deri nesër.

Kryetari i komisionit, Timço Mucunski, thotë se debati i amendamenteve duhet të mbarojë brenda një dite ndërsa për ligjet pret që të dorëzohen amendamente, të cilat do t’i referoheshin vetëm zgjatjes së afateve të skaduara tashmë. Megjithatë, mbetet që grupet e deputetëve në Kuvend të koordinohen së bashku për paraqitjen e amendamenteve, thotë Mucunski.

“Me siguri do ta caktojmë seancën sot pasdite ose gjatë ditës së nesërme. Me siguri do të ketë edhe disa ndryshime thelbësore të ligjit në lidhje me afatet për të mos u krijuar pengesa shtesë për njerëzit dhe kompanitë që do të aplikojnë për këtë ndihmë. Pres që debati të zgjasë një ditë pune dhe pastaj ligji të përcillet në seancën plenare”, deklaroi Timço Mucunski – deputet i OBRM-PDUKM-së.

Ligjet nga pakoja e pestë, duhet të paraqiten përpara Komisionit. Midis tyre janë edhe propozim-ligjet për mbështetjen financiare për pagesën e pagave për kompanitë dhe kryerësit individual të pavarur. Kompanitë duhej të merrnin ndihmën në shkurt dhe mars ndërsa për shkak të mosmiratimit në kohë të këtyre masave, mijëra qytetarë mbetën pa paga.

Përveç këtyre ligjeve, propozim-ligji për ndihmë për qytetarët të cilët për shkak të afateve të shkurtra nuk kanë marrë gjashtë mijë denarë të ndihmës shtetërore vitin e kaluar duhet t’i paraqitet Komisionit. Ky ligj gjithashtu pritet të ndryshohet për ta zgjatur afatin, i cili ishte planifikuar të ishte 31 marsi./Alsat

Të ngjashme