Policia e Shqipërisë ka sqaruar ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Mamurras të Lezhës ku mbetën të plagosur dy efektivë dhe një person tjetër pas përfshirjes në një konflikt.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit ku disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.
Një nga punonjësit e Policisë, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë njoftohet se është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor, me qëllim sqarimin në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme të kësaj ngjarjeje.
Por si ndodhi ngjarja?
Patrulla e tre efektivëve kanë tentuar që të ndalojnë dy të rinjtë që udhëtonin me makinën e tyre, pasi kishin kryer manovra të rrezikshme. Në momentin që kanë kaluar policinë, ata nuk kanë ndaluar, në këtë kohë patrulla është vënë në ndjek të tyre duke mundur ti ndalojë në qendër të Mamurrasit. Të rinjtë kanë hapur krahun dhe kanë ndaluar, më pas është afruar edhe patrulla e policisë. Brenda makinës kanë qenë dy persona, por sapo kanë parë që janë ndaluar nga policia, rreth 5-6 persona të tjerë janë afruar pranë të rinjve.
Bëhet e ditur se në këtë moment qytetari ka dalë nga makina dhe ka qëlluar ndaj efektivëve të policisë duke goditur njërin prej tyre me sende të forta. Pas kësaj një nga efektivët e policisë ka hapur zjarr duke e plagosur në këmbë, por të plagosur kanë mbetur edhe dy kolegët e tij, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...