Gërvalla para Këshillit të Sigurimit ia numëron Serbisë krimet që i bëri në Kosovë

18:41 | 13 Prill 2021
L G

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në mbledhjen e sotme të KS të OKB, ia ka përmendur Serbisë krimet që ka kryer në Kosovë.

Na fjalën e saj Gërvalla para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, duke u përgjigjur në fjalimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka numëruar të bëmat e Serbisë fashiste mbi shqiptarët, ndërkaq ka përmendur edhe vrasjen e babait të saj, Jusuf Gërvalla.

“Baba im është vrarë nga regjimi i Beogradit në tokë të huaj, në Gjermani. Fëmijëve të mi u them se nuk ka të bëjë me serbët por Serbia duhet ta bëjë dallimin – duhet t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë”, tha Gërvalla, shkruan arbresh.info.

“Kemi gjithë interesimin për të normalizuar marrëdhënien me Serbinë. Kemi interesimin për perspektivën evropiane dhe jo atë të mesjetës. Jemi vend i vogël por i posaçëm. Jemi të vegjël por qëndrojmë drejt. Kemi miq të besueshëm dhe jemi të besueshëm për ta”, shtoi ajo.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, në mbledhjen e sotme të KS të OKB tha se Projekti i Kosovës së pavarur është duke shkuar drejt dështimit sepse deri tash nuk është e njohur nga gjysma e vendeve anëtare të OKB-së dhe po ashtu nga pesë vende anëtare të BE-së.

“Kryeministri aktual në Prishtinë vazhdimit ka kërcënuar me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në të kaluarën. Këto ide janë kërcënim apo shkelje të Rezolutës 1244 dhe kërcënojnë tërë rajonin. Kemi demonstruar vazhdimisht përkushtimin tonë për dialog si mënyrën e vetme për zgjidhje paqësore dhe edhe sot pas shumë vitesh të negocimit dhe lëvizjeve unilaterale të Prishtinës, prapë jemi të gatshëm që të ulemi në tavolinë”, tha ministri serb./arbresh.info/

Të ngjashme