Google ADS

5 të vdekur dhe 234 raste të reja me coronavirus

17:48 | 13 Prill 2021
L G

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2,862 testime nga të cilat 234 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, duke pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan vetëm 125 raste.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë të prekur me coronavirus edhe 5 persona, ndërsa 634 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.

Aktualisht në spitalet COVID-19 në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Statistika (13 Prill 2021)

Raste të reja ditore 234

Të shëruar në 24 orë 634

Të shtruar në spitale 192

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 2862

Testime totale 594,452

Raste pozitive 128,752

Raste të shëruara 98,903

Raste Aktive 27,523

Humbje jete 2,326

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19673

Fier 2361

Durrës 1161

Gjirokastër 1122

Shkodër 932

Korçë 726

Vlorë 572

Dibër 341

Kukës 315

Elbasan 215

Berat 56

Lezhë 49

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme