Ish-drejtorit të Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov i është përkeqësuar gjendja shëndetësore si pasojë e infektimit me Covid-19.
Siç bëri të ditur drejtori i Burgut të Shtipit, Miki Todorov për AIM, Çavkovi e ka kaluar natën në spitalin modular në Shtip, kurse gjatë ditës është dërguar në spitalin privat në Shkup.
Në spitalin privat, Çavkovi është dërguar me rekomandim të familjarëve dhe të infektologëve.
Deri më tani, në Burgun e Shtipit ka shtatë të infektuar me Covid-19. Siç njoftojnë shërbimet mjekësore të burgut, gjendja shëndetësore e të infektuarve është stabile.
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...