Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovës, Ogasawara Mitsunori.
Ai e ka përgëzuar Presidenten Osmani për detyrën dhe gjithashtu ia përcolli letrën e urimit edhe të kryeministrit japonez Yoshihide Suga.
Të dy palët kanë shfaqur gatishmërinë që marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve të vazhdojnë të thellohen edhe më tej.
Presidentja Osmani ka falënderuar të ngarkuarin me punës Mitsunori për mbështetjen e Japonisë ndaj Kosovës ndër vite, sidomos në fushën e shëndetësisë dhe mjedisit.
Osmani potencoi angazhimin e institucioneve kosovare për sigurimin e vaksinave për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në këtë kontekst, kërkoi edhe ndihmën e shtetit japonez.
Presidentja Osmani u shprehë e lumtur qe ekipi i Kosovës do të marrë pjesë me sportistë të spikatur në Lojërat Olimpike të Tokios./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...