Google ADS

Aktakuzë ndaj drejtoreshës së Arsimit për mos raportim të pasurisë

15:10 | 13 Prill 2021
A. B.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës Xh.TH.V. në cilësinë e Drejtoreshës për Arsim në Komunën e Prizrenit si zyrtare e lartë publike, e kualifikuar sipas nenit 1 (par. 1.1.11) të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtareve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë personat Zyrtar, nga data 01.03.2020 deri më datë 31.03.2020, afat i cili është vazhduar deri më 19 qershor 2020, nuk e përmbush detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë pasurore ose të detyrimeve financiare, për vitin paraprak 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Prishtinë, në afatin e paraparë me ligj të veçantë, edhe pse disa herë ishte njoftuar në lidhje me këtë obligim ligjor, e po ashtu në formularin për deklarim të pasurisë nr. 09000, datë 25.06.2020 edhe pse i dorëzuar me vonesë, nuk i deklaron të ardhurat personale të realizuara nga paga mujore që e ka marr si zyrtare e lartë publike për periudhën raportuese 2019.

Me këto veprime, e akuzuara Xh.TH.V., ka përmbushur elementet e veprës penale nga neni 430 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 06/L-074

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që e akuzuara të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme