Diplomatët kosovarë do të mësojnë frëngjishten dhe trajnohen në Francë

15:02 | 13 Prill 2021
Arbresh.info

Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministria e Punëve dhe Jashtme dhe Diasporës, në një komunikatë për medie.

Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, të martën nënshkroi një Marrëveshje Mirëkuptimi dhe një Protokoll Marrëveshje me Ambasadën e Republikës së Francës në Kosovë, për mësimin e gjuhës frënge nga diplomatët kosovarë.

Sipas Drejtorit të përgjithshëm të Akademisë Diplomatike, Sabri Kiçmarit , përveç thellimit tutje të raporteve bilaterale, me anë të këtyre marrëveshjeve synohet edhe trajnimi i diplomatëve kosovarë në Francë nga Shkolla Kombëtare e Administratës.

“Këto aktivitete, si tërësi, do të kontribuojnë në ecjen përpara të Frankofonisë në Kosovë”, tha ai.

Ai ka shprehur falënderim për përkrahjen e ofruar nga Franca kurse ambasadorja franceze e falënderoi homologun e saj për mikpritjen.

30 diplomatë pritet të përfitojnë në mësimin e gjuhës frënge, ndërkaq, nga 3 prej tyre çdo vit do të trajnohen në fusha të ndryshme në Paris./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme