Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka llogaritur humbjet e shkaktuara për shkak të vërshimit të qytetarëve kosovarë drejt Shqipërisë e vendeve tjera të rajonit, fundjavën që lamë pas.
Kryetari i saj, Agim Shahini është shprehur se Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka bërë një hulumtim, në lidhje me këtë ngjarje.
Dëmi ekonomik që kjo fundjavë i ka shkaktuar vlerësohet të jetë i madh.
“Humbje mbi 10 milionë euro”, ka thënë kryetari i AKB-së, Shahini.
Ai më pas ka shprehur se vetëm 5% e vizitorëve nga Shqipëria e Mali i Zi vizitojnë Kosovën, në krahasim me kosovarët që vizitojnë këto dy vende.
Shahini i bën thirrje qeverisë që të lehtësojë masat duke shprehur shqetësimin për thellimin e krizës ekonomike në vend./arbresh.info/
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...