Shkurte Fejza i reagon Qeverisë: Nuk duhet të krahasohet artisti i mirëfilltë me ata që kanë burime të dyshimta financiare

10:34 | 13 Prill 2021
A. B.

Për shkak të pandemisë Covid-19, më shumë se një vit këngëtarët kanë mbetu pa koncerte, ahengje muzikore e dasma.

Për këtë arsye ka reaguar ylli i muzikës popullore, Shkurte Fejza përmes një postimi të gjatë në rrjetin social ‘facebook’, shkruan portali arbresh.info

Ajo shkruan se u bë padrejtësi ndaj mos-lejimit të organizimit të dasmave me 50 për qind të kapaciteteve, ndërkohë që partitë politike për vete i kishin të mbushura sallat plot gjatë fushatës elektorale të këtij viti.

Fejza tutje citon se si artiste ka paguar këtu e 20 vite tatime shtetit, ndërsa bën thirrje që një artist i mirëfilltë të mos krahasohet me një të atillë që nuk e di burimin e vet të të ardhurave.

Postimi i plotë i saj (pa ndërhyrje):

“Kaloj një vit pa asnjë aktivitet as dasma e as koncerte dhe mbremje muzikore dhe pa asnje lloj të ardhura për artistët e mos të flasim për ndonjë lloj mbështetje materiale. Qeveritë i mbështesin tregtarët dhe rrjetet e marketeve që po shesin mallëra si kurr më parë. I kan ndaluar dasmat që mund të lejohen me 50% të kapaciteteve dhe i dëmtojnë një varg biznesesh që lidhen direkt dhe indirekt me këtë industri dhe në anën tjetër gjatë fushatës grumbulloheshin nga 2 mijë persona në të njejtat lokale. Kjo nuk don koment. Ua kujtoj politikanëve se edhe artistët janë njerëz dhe kanë familje dhe jetojnë nga kjo punë ndershëm duke paguar tatime për 20 vjet me radhë dhe sot të goditen pamëshirshëm e të trajtohen pa asnjë konsideratë. Mos të shikohen artistët e mirëfilltë me syrin e keq sikur ata që marrin mbështetje gjithmonë nga institucinet me dofarë projekte diletante apo të krahasohen me artistë që kanë burime financiare të dyshimta e me vetura milionëshe. Uroj të mendoj dikush seriozisht e me nje analizë më profesionale”, shkruan këngëtarja e njohur. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme