Arrestohen dy grupe të hajnave në Prizren

10:26 | 13 Prill 2021
M. A.

Gjatë vitit 2018, 2019 dhe vitit 2020, në fshatrat Lubizhdë dhe Skorobisht kishin ndodhur një numër i vjedhjeve nëpër shtëpitë e banorëve të kësaj zone.

Për këto ngjarje hetuesit bashkëpunuan me Prokurorin e Shtetit në Prizren dhe filluan me masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit ndaj një grupi të caktuar kriminal.

“Hetimet fillestare dhanë rezultatet e para dhe fillimisht u arrestuan tre persona të dyshimtë B.S, A.A dhe H.B të cilët tani gjenden në burg dhe në pritje të gjykimit.

Ndërsa policia po vepronte me masa të fshehta teknike u identifikuan edhe një grup tjetër i përberë nga tre persona tjerë te cilët u intervistuan në cilësinë e personave të dyshimte.

Në përgjithësi u zbuluan 7 raste të vjedhjeve në Lubizhdë dhe Skorobisht. Dëmet nga këto raste e kalojnë vlerën materiale mbi 22.000 (mijë euro) euro”, njofton policia,

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme