Florentino Perez do të mbetet president i Real Madridit deri në vitin 2025, pasi të hënën në mesnatë kaloi afati për zgjedhjet e reja presidenciale në klubin madrilen.
Duke qenë se Perezi ishte kandidati i vetëm i paraqitur për këto zgjedhje, bordi i drejtorëve i Real Madridit ia vazhdoi atij mandatin edhe për katër vjet të tjera.
Ky do të jetë mandati i tij i gjashtë në postin e presidentit të gjigantit spanjoll.
Ndër synimet kryesore të tij në mandatin e ri do të jetë afrimi i Kylian Mbappes së Paris Saint-Germain.
Atij iu vazhdua mandati 10 ditë pasi i arriti 1.000 ndeshje si president i Real Madridit.
Nuk është çudi që nën udhëheqësinë e Perezit, Real Madridi i ka fituar 47 tituj (39 vetëm në dekadën 2011-2020), gjatë të cilës u veçuan pesë trofe në Ligën e Kampionëve (tre radhazi). /Gazeta Express/
Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...