Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të shpallet aktgjykimi për lëndën “Thesari”, e cila ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve nga Buxheti i shtetit për furnizim të pajisjes elektronike të komunikimit për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK dhe trajnim për shfrytëzimin e saj nga një firmë e Britanisë së Madhe.
Në lëndën “Thesari” i akuzuari i parë është ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmësministri në MPB Nebojsha Stajkoviq, dhe ish-kryeshefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski. Ata tre akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizime, ndërsa Toni Jakimovski për ndihmesë.
Në fjalët përfundimtare, Prokuroria theksoi se në vend që MPB të bëjë furnizim direkt të pajises elektronike të komunikimit për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së nga firma GAMA e Britanisë së Madhe, si mënyrë më ekonomike, ata janë dakorduar që furnizimi të bëhet përmes një firme tjetër-ndërmjetësuese Finzi SHPKNJP Shkup, me të cilën kanë arritur të keqpërdorin mjete nga buxheti i shtetit.
Sipas akuzës, në këtë rast janë keqpërdorur mbi 860 mijë euro.
Mbrojtja sërish, në fjalët përfundimtare citoi se akuza për këtë rast është themeluar mbi supozime, se procedurën e udhëheq paditës i paautorizuar dhe gjykatës i propozoi të sjellë gjykim të lirë, pa marrë parasysh se prokurorët publik nuk e kanë dëshmuar akuzën.
Rastin “Thesari” e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues i akuzës është PTHP për krim të organizuar, e cila e ka ndërmarë lëndën nga ish PSP-ja.
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...