Pirja e kësaj pije gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në rritjen e foshnjës

08:29 | 13 Prill 2021
Trina Galanxhi

Ne jemi të vetëdijshëm që shumë zakone gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në rritjen e fëmijës.

Tani një studim i fundit ka theksuar rëndësinë e pijeve, madje edhe në doza të vogla, gjatë shtatzënisë, transmeton portal arbresh.info

Të dhënat e reja tregojnë se 60% e amerikanëve nuk jetojnë pa kafe, dhe që nga fillimi i pandemisë pirja e kafës është rritur më shumë se zakonisht.

Po kështu, çaji duket të jetë edhe më shumë një pije e dashur se kurrë, veçanërisht sepse disa lloje të çajit po tregojnë një farë fuqie në luftën kundër Covid-19.

Sipas studimit të fundit të botuar në Jama Netëork Open, shumë nëna të reja janë të vetëdijshme sesi konsumimi i kafeinës mund të pengojë një fëmijë në rritje.

Konsumimi i kafeinës gjatë shtatzënisë ishte “i lidhur në mënyrë të konsiderueshme “me madhësinë e bebeve në lindje. Në mënyrë të veçantë, abstrakti i studimit rendit “peshën më të ulët të lindjes, gjatësinë më të shkurtër dhe perimetrin më të vogël të kokës, krahut dhe kofshës” si ato që ishin të ndërlidhura me konsumin e kafeinës së nënës gjatë shtatëzënësisë.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se të dhënat janë marrë nga nënat e të cilave kishin konsumuar më pas se 200 miligramë kafeinë në ditë.

Më parë, disa ekspertë kishin sugjeruar që pirja e më pak se 200 miligramë kafeinë në ditë ishte e sigurt.

Këshillohet që gratë shtatzëna të konsultohen me mjekun përpara se të konsumojnë kafe ose pije tjetër që përmban kafeinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme