Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka folur lidhur me humbjen e LDK-së në zgjedhje. Më 14 shkurt LDK mori vetëm 12 për qind të votave.
Thotë se si parti ende nuk kanë nxjerr një përfundim që solli në këtë rezultat.
“Nuk e kemi bërë një analizë të mirëfilltë. Ende kemi qëndrime individuale. Atë që unë e them tani është mendim i imi”, thotë Quni.
“Nga momenti kur ne kemi tërheq disa vija të kuqe që me disa parti të caktuara se s’bëjmë koalicion dhe pastaj kemi ardhur në pozitë që me ato parti të bëmë koalicion jemi gjykuar nga elektorati”, shtoi ai.
“Filluam nga koalicioni me PDK’në që ka qenë për votuesit tanë e papritur”, tha Quni.
Ai përmendi edhe Vjosa Osmani e cila la LDK’në dhe krijoi iniciativën Guxo.
‘Gjithnjë duke menduar se nëse i thirremi zërit të arsyet, pa marrë parasysh këtyre vendimeve në shpërputhje me vullnetin e votuesve, LDK nuk ka bërë asgjë në dëm të shtetit të Kosovës, por nga votuesi nuk është kuptu kështu”, tha Quni.
“Pavarësisht punës së mirë të ministrave të LDK’së kronologjia e ngjarjeve dhe acarimi i ngjarjes me Vjosa Osmanin ka ndikuar në përgjysmimin e votës. Ky është mendimi im. Besoj se ky është një mësim i mësuar për të gjithë ne”, tha Quni në t7.
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...