Deputeti i AAK-së, Dr. Shemsedin Dreshaj ka thënë se raporti i sotëm i IKSHPK-së, ku paraqiten rastet me COVID-19, është i modeluar.
Sipas tij është zvogëluar numri i testimeve, që rrjedhimisht ulet edhe numri i rasteve të reja.
Ai tutje u shpreh që sipas përqindjeve, nuk ka ndonjë dallim të madh krahasuar me ditën e djeshme.
“Këtu praktikisht ka shumëçka të modeluar. Në rend të parë është zvogëluar numri i testeve dhe kur zvogëlohet numri i testeve. Pritshëm është që të kemi edhe raste më pak të reja. Pritshëm është që të kemi më shumë të shëruar se raste të reja, të cilat janë evidentuar në ditën e sotme. Unë mendoj që fundjava ka prezentu një incidencë shumë më të rritur sesa dita e sotme”, tha Dreshaj për Kanal 10.
“Kjo do të thotë që nesër mund të kemi krejt shifra kontradiktore krahasuar me ditën e sotme se shtohet numri i testeve. Nëse hyni në përqindje nuk ka ndonjë dallim të madh në raport me ditën e djeshme dhe të sotme. Këto gjëra me siguri kanë një prapavijë e cila nënkupton 11 ditë që e kanë blloku vendin dhe ndoshta tentojnë që pas 11 ditëve të kemi një liberalizim të lehtë ose ndoshta udhëtimi i pushtetarëve tanë në Shqipëri të mos i përshkruhet asaj që do të arrihet tek incidenca brenda”, tha ai.
Ndryshe, sot në vendin tonë u raportua se nga 3,208 testime, 345 raste dolën pozitivë me COVID-19, 518 pacientë u shëruan dhe 8 persona humbën jetën.
Marrëveshja për emigracion me Italinë, Rama për ‘Reuters’: N...
Sërish atentat ndaj Trump, arrestohet një burrë me armë dhe ...
Njihuni me vendin ku banorët jetojnë më gjatë se kurrë
Neurologu tregon moshën në të cilën duhet të ndaloni konsumi...
Del në shitje Audi Quattro e rrallë e vitit 1985
Miliarderët e teknologjisë janë në rrugën e duhur për t’u bë...