Pandemia Covid-19 ka arritur në një pikë kritike për shkak të numrit të madh të të infektuarve, por sipas OBSH-së, me masa të provuara efektive të shëndetit publik, ajo mund të vihet në kontroll.
“Pandemia ka arritur në një pikë kritike. Ajo është duke u zhvilluar dhe po rritet në mënyrë eksponenciale. Kjo nuk është situate që duam të kemi 16 muaj pas shpërthimit të një pandemie, veçanërisht duke pasur parasysh që kemi masa efektive të kontrollit në vend,” tha Maria van Kerkhove, drejtoreshë teknike e OBSH-së në luftën kundër Covid-19, transmeton portal arbresh.info
Ajo paralajmëroi se numri i njerëzve të infektuar në botë u rrit me nëntë për qind javën e kaluar, dhe numri i vdekjeve me pesë për qind.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se të gjithë dëshirojnë të happen, por ai theksoi se duhet shumë kohë për të kapërcyer pandeminë.
“Ne gjithashtu do të dëshironim që shoqëritë dhe ekonomitë të hapeshin, tregtia të ringjallej dhe të udhëtojmë përsëri. Por tani njësitë e kujdesit intensiv në shumë vende janë përmbytur me pacientë dhe njerëzit po vdesin. Dhe e gjithë kjo mund të shmanget,” tha Tedros.
Shefi i OBSH-së vuri në dukje se në disa vende, pavarësisht infektimeve që po vazhdojnë të rritet, restaurantet dhe klubet e natës janë të hapura plotësisht dhe se vetëm një numër i vogël njerëzish janë duke respektuar masat.
Numri më i madh i të sapo infektuarve, theksoi ai, është regjistruar në vendet e Azisë dhe Lindjes së Mesme.
Ai ka përsëritur se vaksinat janë mjeti kryesor kundër kësaj lufte.
Deri më tani, 780 milionë doza të vaksinës janë administruar në mbarë botën./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...