Google ADS

Belgjika rikonfimon mbështetjen ndaj Kosovës për perspektiven evropiane

16:23 | 12 Prill 2021
V. S.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot priti në takim shefin e misionit të Zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Ministrja Gërvalla falënderoi z.Servais për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Belgjika i ka ofruar vazhdimisht Kosovës.

Gjatë këtij takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën për të thelluar bashkëpunimin në rrafshin ekonomik, si dhe për rifillimin e konsultimeve të rregullta mes dy qeverive.

Gjithashtu u bisedua edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Servais rikonfirmoi mbështetjen e shetit belg për perspektiven evropiane të Kosovës, dhe njëherësh u potencua se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s është e qartë, thuhet ne njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme