Google ADS

Flick për duelin me PSG-në

16:05 | 12 Prill 2021
V. S.

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick ka folur për ndeshje ne nesërme ndërmjet Bayernit dhe PSG-së në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Flick konfirmoi mungesën e Lewandowskit në këtë takim dhe deklaroi se Goretzka, Hernandez, Coman dhe Boateng janë të gatshëm për takim.

Gjermani theksoi se takimi i nesërm do të jetë i vështirë, por se kjo është arsyeja pse ata luajnë futboll, pikërisht për këto ndeshje.

“Kemi pasur shumë raste por s’kemi qenë klinikë. Duhet të bëjmë më mirë në këtë takim, e dimë që nuk është e lehtë, por do të japim gjithçka”, tha ai.

“E dimë që duhet të shënojmë të paktën dy gola, është e vështirë, por për këto ndeshje luajmë futboll. Do të ishte fantastike t’ja dilnim ta kthenim rezultatin në Paris”, deklaroi Hansi Flick./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme