Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen Baruti, pas lajmit për vdekjen e ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Blerim Baruti.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Legjislaturës së Parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Blerim Baruti.
Në këtë moment dhimbjeje, familjes së tij, miqve e bashkëpunëtorëve të tij u shpreh ngushëllime në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Me përgatitje dhe përvojë të spikatur profesionale, Baruti, gjatë punës së tij si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka dhënë një kontribut të çmuar në hartimin e legjislacionit në interes të qytetarëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në telegramin e kryeparlamentarit Konjufca. /arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën