Google ADS

Konjufca në “gjah” për sigurimin e vaksinës anti-covid

15:20 | 12 Prill 2021
arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë,  Jens Erik Grondahl.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast ai shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe për t’i thelluar​ marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Në takim është biseduar edhe për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë, me ç’rast z. Konjufca theksoi se shteti norvegjez meriton falënderim të veçantë për përpjekjet aktuale lidhur me sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës dhe formave të tjera të ndihmës konkrete rreth pandemisë. Ai tha se ndihma e Norvegjisë është shumë e çmuar për Kosovën.

Konjufca ka falënderuar ambasadorin Grondahl për urimin, si dhe për bashkëpunimin në mes të dy shteteve, duke cekur sidomos projektin “Zhvillimi i Shërbimit Ligjor informativ për Kuvendin e Kosovës dhe Konsistenca Gjuhësore e ligjeve”.

Konjufca ka përmendur mbështetjen e vazhdueshme dhe substanciale që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe ngritjen e kapaciteteve në sistemin e drejtësisë./arbresh.info/

Konjufca dhe Ambasadori austriak flasin për pandeminë Covid-19

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme