Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që çështja e nënshtetësisë duhet të zgjidhet sipas modelit tashmë nga viti 2004, i cili parashihte që një qytetar mund të pajiset me dokument të shtetësisë edhe përmes posedimit të një dëftese të kryerjes së shkollimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, posedimit të librezës së mjekut, faturave të energjisë elektrike, ujësjellësit apo ngrohtores si dhe dokumente tjera të lëshuara nga ndonjë institucion shtetëror.
Siç e kemi thënë shpesh këto ditë, e vërteta rreth çështjes së shtetësive që nga viti 1991 e deri në vitin 2021 është kjo:
Nga viti 1991 e deri në vitin 2021 me dokumentin e shtetësisë, rrjedhimisht që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në 30 vitet e fundit, gjithsej 43.321 shqiptarë kanë marrë dokumentin e shtetësisë dhe vetëm 3.374 janë refuzuar.
Ndërsa në proces e sipër për tu pajisur me dokumentin e shtetësisë janë 2.674 kërkesa, nga të cilët më pak se gjysma janë shqiptarë, pra më pak se 1.300 qytetarë.
Për ne, qoftë edhe një person i vetëm pa nënshtetësi që i plotëson kushtet, duhet të adresohet sepse ka qenë një ndër pikat e para të marrëveshjes sonë dhe kemi përvojë të mirë nga e kaluara.
Jemi optimist se për shpejt kohë do të gjejmë gjuhë të përbashkët me opozitën me qëllim që të zhbllokojmë punën e kuvendit dhe me këtë të ndihmojmë qytetarët sepse në procedurë parlamentare janë pikërisht ligjet të cilat kanë të bëjnë me pakot ekonomike kryesisht ndihma financiare për qytetarët dhe bizneset e vendit.
Me këtë bllokadë të paarsyeshme, opozita ka lënë 16.000 punëtorë pa rroga dhe shumë ligje pa i miratuar.
Si përfundim, nuk janë as 70.000 shqiptarë që nuk kanë shtetësi e as 7.000 siç pretendon opozita, prandaj dhe ju bëjmë ftesë që të ndalojnë së manipuluari me ndjenjat e shqiptarëve dhe njëherë e mire të përcaktohet të bëj rolin e opozitës së vërtetë, të jetë korrektor i pushtetit dhe të kryej obligimin që kanë marrë nga populli./arbresh.info/
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty