Princi Harry ka mbërritur në Britani përpara varrimit të gjyshit të tij në Windsor, ka raportuar gazeta Sun, duke cituar një dëshmitar okular.
Ribashkimi i familjes me rastin e varrimit të Dukës së Edinburgut komentohet gjerësisht sot nga shtypi britanik, duke vënë në dukje se dy vëllezërit, Princi Harry dhe Princi William do të qëndrojnë pas arkivolit të gjyshit të tyre për ta përcjellë për në banesën e fundit.
Varrimi ceremonial mbretëror do të bëhet këtë të shtunë, më 17 prill orën në 3:00 pasdite me kohën lokale me vetëm 30 persona të pranishëm për shkak të kufizimeve të Covid-19.
Princi Harry u largua nga detyrat mbretërore vitin e kaluar dhe tani jeton në Kaliforni.
Duka i Sussex do të karantinohet në Nottingham Cottage në Pallatin Kensington, sipas Daily Mail.
Burimet thonë se nipi i Princit Philip, i cili kohët e fundit shkaktoi tensione të mëdha në familjen mbretërore, do të dalë nga izolimi nëse testi Covid del negativ pas pesë ditësh.
Të shtunën, Buckingham konfirmoi se Princi Harry do të kthehej në Britani nga Shtetet e Bashkuara, ku banon me gruan e tij shtatzënë, Megan Markle dhe djalin e tyre, Archie.
Dukesha e Sussex nuk udhëtoi me të, pasi mjeku i saj nuk e lejoi. Sipas faqes zyrtare të qeverisë së Londrës, ata që mbërrijnë në Britani nga vendet e huaja duhet të izolohen për 10 ditë.
Kjo do të jetë hera e parë që Princi Harry do të ketë kontakte me familjen e tij pas intervistë që ai dha me gruan e tij për Oprah Winfrey. Princi Harry për herë të fundit e pa gjyshin e tij më 8 maj 2019, kur u fotografua me të, sipas gazetës britanike ” The Sun “.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë