SHBA-ja do t’ua dhurojë vaksinat e tepërta antiCOVID-19 vendeve që kanë nevojë për to, tha virologu amerikan Anthony Fauci, këshilltari i presidentit për Çështjet Shëndetësore.
“Sapo të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë tonë, ne do të konsiderojmë seriozisht që t’i dhurojmë vaksinat tona të tepërta në vendet që kanë nevojë për to”, deklaroi Fauci.
“Shumë nga kombet europiane kanë burime të mjaftueshme, për këto donacione u referohemi vendeve me të ardhura të mesme dhe të ulëta”, shtoi ai.
Fauci sqaroi se “tani për tani, SHBA nuk ka vaksina të tepërta, por ne do t’i kemi ato” duke theksuar se ato do të shkojnë për vendet në nevojë, europiane ose jo.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person