Therët me thikë një i mitur, djali e rrahë babain, motoçiklisti vetaksidentohet

09:13 | 12 Prill 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës raporton tri incidente kriminale te kenë ndodhur në 24 orët e fundit në Rajonin e Prizrenit, shkruan arbresh.info.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Prizren 11.04.2021 – 17:50. Viktima mashkull kosovar (i mitur) ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i mitur). Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

DHUNË FAMILJARE

Prizren 11.04.2021 – 11:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

RASTET TJERA- NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Leshan, Suharekë (NN) 11.04.2021 – 17:05. Motoçiklisti mashkull kosovar me motoçikletë nga pa kujdesia, ka shkaktuar vetë-aksident. Si pasoj, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme