Pas një jave pushim pranveror, sot do të rikthehen në bankat shkollore nxënësit e klasave nga 1 deri 5. Ndërsa nxënësit e klasave nga 6 deri në 12 do të zhvillojnë mësimin online, kjo si shkak i pandemisë COVID-19 dhe masat që u morën nga Qeveria.
Kështu e bëri të ditur ditë më parë ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
“Mësimi me praninë fizike të fëmijëve në institucionet edukative arsimore do të organizohet për edukimin e hershëm dhe arsimin fillor, që përfshinë: niveli zero (çerdhet dhe kopshtet), klasa përgatitore që mbajnë mësim në shkolla fillore, si dhe klasat 1 deri 5, duke respektuar rekomandimet e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen nga COVID-19. Ndërkaq për klasat 6 deri 9 nga shkollimi i mesëm i ulët, si dhe klasat 10 deri 12 nga shkollimi i mesëm i lartë, mësimi do të mbahet me platformat online, ku edhe duhet të realizohen përgatitjet e duhura për periudhën e tretë të vitit shkollor 2020/2021”, thuhej në njoftimin e MAShTI-it.
Danimarka po vëzhgon anijen kineze që dyshohet për sabotimin...
SHBA vendos veton për një projekt-rezolutë për armëpushim në...
NATO mban stërvitje të mëdha në Arktik
Përfundon dëshminë dëshmitari i 105-të në rastin Thaçi dhe t...
Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen dy persona
Çka po i mungon Rovenës brenda shtëpisë