Sot ka vdekur ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Baruti.
I njeri ka qenë zyrtar i lartë në degën e LDK-së në Mitrovicë, ndërsa për një kohë ka qenë edhe zv.ministër në Qeverinë e Kosovës.
Baruti ka qenë duke punuar si profesor universitar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë nipi i tij, Besart Baruti përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Familjarë, miqë dhe dashamirë,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë djali, vëllai, babai, gjyshi dhe axha ynë i dashur Prof. Dr. Blerim Baruti.
Dhashtë Zoti urtësia e tij, mirësia, dashuria që ka shpërndarë çdo ditë, të përcillen në këtë jetë.
Veprat e tij të mira do jetojnë gjatë!
Ata që e njohën padyshim që e ndjejnë pikëllimin së bashku me ne!
Nuk ka fjalë të përshkruhet kjo dhimbje e jona, por, Allahu ata që i do më shumë i merr afër vetes më herët!
Varrimi do të mbahet vetëm me rrethin e ngushtë familjar, për të respektuar masat e IKSHPK-se.
Ndërsa, të pame nuk do të ketë!
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban