Google ADS

Rritja e numrit të inspektorëve më ekonomike se mbyllja, Tahiri: Do të bankrotojë shteti

13:02 | 11 Prill 2021
A. B.

Në vend të mbylljes, duhet të rritet numri i inspektorëve.

Kështu vlerëson, Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Tahiri, në një intervistë për arbresh.info thotë se mbyllja është vendimi më i lehtë.

“Kërkesa jonë është të rritet numri i inspektorëve. I lus mos të shkojnë më kësi hapa radikal, por të shkojnë me hapa të inspektimit rigoroz dhe mos të harrojmë se jemi tu hy në muajin e Ramazanit dhe shumica e bizneseve të vetmën të hyrë e kanë në kohën e Ramazanit. Nëse kjo vazhdon do të bankrotojë shteti”, vlerëson Tahiri.

Shqetësim tjetër për këtë parti mbetet edhe ndikimi që Qeveria Kurti po tenton të “instalojë” në institucionet e pavarura të vendit në ditët e para të ardhjes në pushtet.
Sipas Tahirit, Qeveria duhet t’i largojë duart nga institucionet e drejtësisë dhe arsimit.

“Sugjerimi jonë për Qeverinë Kurti është që të kalojë Ligjin për arsimin e lartë, që të bëjë gjithçka që është e mundshëm të funksionoj edukimi. Ne kërkojmë nga zotëri Kurti t’i largoj duart dhe mos të ketë involvim në organet e Universitetit. Ata s’kanë të drejt të ndërhyjnë në sistemin arsimor pasi është i pavarur”.

E shok tjetër për këtë parti ishte edhe kërkesa e Kurtit për miratim të ligjit për zgjedhje në orët e vona të dy prillit.

“Ajo çka ka ndodh atë nate në Kuvend për mu ka qenë një shok. Një reformë zgjedhore e tipit të asaj nate është një tentim për të goditur bazën e demokracisë. Ligji për zgjedhje duhet të ndryshohet vetëm kur të diskutohet nga një grup e jo në atë formë”.

Ndonëse kanë shumë dallime, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të jetë bashkëpunues më Qeverinë Kurti në disa tema.

Tahiri në këtë intervistë tregon edhe se cilat janë temat që AAK do ta mbështes Qeverinë Kurti II./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme