Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamenti Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti morën këto mandate që burojnë nga rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Njohësit e rrethanave politike në vend e interpretojnë ndryshe afërsinë e tyre.
Presidenti duhet të ketë bashkëpunim me partitë politike pa dallim. Nënshtrimi ose marrja anë e presidentit ndaj një partie është e papranueshme jo vetëm politikisht por edhe ligjërisht me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Analisti, Ridvan Berisha, beson se në rastin konkret Presidentja duhet ta respektojë Kushtetutën dhe mandatin e saj.
“Jemi ende herët për të bërë evaluim për veprimet e saj, do ta shohim në të ardhmen. Po të nisemi nga situata e tashme mund të ngrisim hipoteza të ndryshme mbi Presidenten. Do të dëshiroja që ajo thjesht ta respektojë Kushtetutën”, deklaron Berisha.
Në anën tjetër njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani thekson se secili president i zgjedhurka ardhur si rezultat i marrëveshjeve politike.
“Kurti -Vjosa do të qeverisin gjithmonë me marrëveshje, por se sa do të jetë e dobishme për popullin është çështje tjetër. Pra, pritet të shihet se çka do të ndodhë çdo gjë do të zgjidhet me marrëveshje për disa çështje kushtetuese që ndërlidhen me kompetencat e përbashkëta të këtyre dy posteve”, shprehet Burjani.
E analisti politik Fatmir Sheholli thotë se Presidentja duhet t’i përmbahet Kushtetutës dhe tu qëndrojë përballë detyrave dhe obligimeve të saja.
“Sa i përket kryeministrit Kurti ai ka ardh me vota të popullit në atë pozite dhe tani e tutje duhet të na bind në krejt atë që ka pohuar: Lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi, Vetingu, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, krijimi i vendeve të punës, vaksinat për Covid 19 si dhe çasja për marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës në sferën evropiane dhe botërore”, deklaron Sheholli.
Presidentja Vjosa Osmani, së fundi ka pritur në takim kryeministrin, Albin Kurti, dhe disa ministra për t’u koordinuar në lidhje me politikën e jashtme. Osmani e Kurti kanë zhvilluar aktivitet edhe së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...