Google ADS

Guardiola: “Uroj më të mirën për Agueron edhe nëse qëndron në Premier”

08:12 | 11 Prill 2021
Trina Galanxhi

Pas humbjes kundër Leeds (2-1), trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur edhe për sulmuesin argjentinas Sergio Aguero, i cili tani e ka zyrtarizuar largimin nga skuadra e tij në fund të sezonit.

“Unë i uroj atij më të mirat dhe e di se ai do të gjejë zgjidhjen më të mirë për pjesën e fundit të karrierës së tij. Ne do të jemi të lumtur me çdo zgjedhje që ai do të bëjë për të mirën e tij dhe të familjes së tij, edhe nëse kjo do të thotë se atë do ta shohim në një tjetër klub të Premier League,”- ka deklaruar Guardiola.

Sulmuesi 32-vjeçar argjentinas luan prej dhjetë vitesh në radhët e Manchester City, duke u shndërruar një figure simbolike te këtij klubi. Aguero e ka veshur fanellën e kaltër të kësaj skuadre në 272 ndeshje, duke realizuar edhe 181 gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme