Google ADS

Protesta kundër masave shtrënguese në Vienë, 14 të arrestuar

23:36 | 10 Prill 2021
Trina Galanxhi

Policia në Vienë ka arrestuar 14 persona në protestën kundër masave shtrënguese.

Autoritetet austriake kanë për qëllim vendosjen e masave të reja shtrënguese me qëllim të frenimit të pandemisë së koronavirusit, transmeton portal arbresh.info

Rreth 3 mijë njerëz kanë marrë pjesë në tubim, sipas agjencisë austriake të lajmeve APA.

Policia tha se ata përdorën llak piper për të parandaluar protestuesit të cilët u përpoqën të thyejnë gardhet për t’u përplasur me protestuesit.

Në mesin e protestuesve kishte edhe anëtarë të Partisë së Lirisë Austriake të ekstremit të djathtë (FPOe) dhe lëvizjes Identitare të ekstremit të djathtë, sipas APA.

Zona e kryeqytetit austriak dhe provincave të tjera të Austrisë lindore janë mbyllur që nga prilli për shkak të numrit të lartë të infektuarve.

Masat e mbylljes në tre shtetet federale lindore, Vjenë, Burgenland dhe Austri të Ulët, janë zgjatur deri më 18 prill për shkak të numrit të madh të pacientëve në njësitë e kujdesit intesiv.

Austria po përgatitet të rihapë shumë sektorë të jetës publike në maj, kur ajo del nga një nga periudhat më të këqija që nga fillimi i pandemisë.

Për të përshpejtuar procesin e vaksinimit, qeveria austriake ka njoftuar blerjen e vaksinës ruse Sputnik V, megjithëse ende nuk është miratuar nga Bashkimi Europian.

Sipas Spitalit Universitar Johns Hopkins, Austria ka pasur 571,616 të infektuar dhe 9,624 vdekje nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme