Ananasi është një frutë e verdhë dhe i shijshëm që ka shije të shkëlqyeshme si dhe është tepër ushqyese. Është plot me vitamina dhe minerale thelbësore. “Ananasi është një frutë tropikale që përmban vitaminë C, vitamina B, fibra dhe mangan.
Dhe ananasi gjithashtu përmban bromelainë, një enzimë tretëse që ndihmon në tretjen e proteinave”, thotë dietologia Ilyse Schapiro. Bromelaina vepron si proteazë, një enzimë që ndan molekulat e proteinave në blloqet e tyre ndërtuese, siç janë aminoacidet dhe peptidet e vogla.
Sapo treten proteinat, ato absorbohen më lehtë përmes zorrës së hollë. Ajo gjithashtu ka një efekt anti-inflamator, i cili mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve. Kjo është veçanërisht e dobishme për ata që kanë artrit, shpjegon Schapiro. Përveç kësaj, “mangani është i shkëlqyeshëm për shëndetin dhe dendësinë e kockave”, shton ajo, e cila mund të zvogëlojë rrezikun e osteoporozës më vonë në jetë.
Një filxhan ananas përmban rreth 78.9 miligramë vitaminë C si dhe 2.3 gramë fibra, së bashku me 2.6 mg mangan. Së fundmi, ananasi është me pak kalori, me shumë fibra dhe shumë ujë, kështu që do t’ju ngop shumë shpejt, gjë që mund t’ju ndihmojë të shmangni ngrënien e tepërt. Fibrat do të stimulojnë punën e tretjes, dhe kështu do të djegin kalori, kështu që ananasi është një aleat i mirë nëse doni të humbni peshë.
Saipi pas debutimit me kombëtaren: Do të vazhdoj të jap gjit...
Marrëveshja për emigracion me Italinë, Rama për ‘Reuters’: N...
Sërish atentat ndaj Trump, arrestohet një burrë me armë dhe ...
Njihuni me vendin ku banorët jetojnë më gjatë se kurrë
Neurologu tregon moshën në të cilën duhet të ndaloni konsumi...
Del në shitje Audi Quattro e rrallë e vitit 1985