Barcelona do t’i ndajë rrugët me Konrad de la Fuenten

13:36 | 10 Prill 2021
Arditë Shkodra

Barcelona mund t’i ndajë rrugët me Konrad de la Fuente këtë verë, me sulmuesin 19-vjeçar që ka tërhequr interes nga klubet e La Ligës dhe Bundesligës.

Marrëveshja aktuale e Konrad përfundon në vitin 2022, me skuadrën katalunase që ka një mundësi për ta zgjatur atë për dy vjet të tjera, por një largim këtë verë duket i mundur për momentin.

Sipas ESPN, Blaugranasit janë të gatshëm të largojnë Konradin, i cili kishte pak minuta nga Ronald Koeman këtë sezon.

Me Ansu Fati, Antoine Griezmann dhe Trincao që ishin të gjithë përpara tij në listën e holandezit, Konrad ka luajtur kryesisht për Barcelona B këtë sezon, duke shënuar dy herë dhe duke regjistruar dy asistime.

Prandaj, Blaugranasit beson se shitja e lojtarit mund të sjell para për klubin, të cilit i është dhënë një goditje e rëndë pas shpërthimit të COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme