Fotografohen sërish bashkë, Antonela dhe Atdheu

11:08 | 10 Prill 2021
Arditë Shkodra

Antonela dhe Atdheu kanë lënë pas mosmarrëveshjet.

Antonela dhe Atdheu javë më parë nuk ishin ndarë mirë nga programi.

Para se të largohej nga “Përputhen”, Atdheu kishte zbuluar se ai e kishte puthur Antonelën jashtë programit.

Në këtë rast, Antonela i kishte thënë se nuk e kishte puthur me dëshirë, por më pastaj ata u pajtuan në studio.

Atdheu dhe Antonela patën një përballje disaminutëshe në “Përputhen”, ndërsa së fundi “Vipat e Bllokut” publikuan foto, ku dyshja shihen bashkë.

Se çfarë po ndodh mes tyre, mbetet të kuptohet ditëve në vijim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme