Vdekja e Prince Philip: Qytetarët vendosin lule përpara Kështjellës Windsor

07:42 | 10 Prill 2021
Trina Galanxhi

Pallati Buckingham njoftoi vdekjen e Princit Philip, burrit të Mbretëreshës Elizabeth II, në Kështjellën Windsor gjatë ditës së premte.

Duka, ndërroi jetë në moshën 99 vjeçare, duke u bërë kështu personi me jetën më të gjatë në historinë e familjes mbretërore, transmeton portal arbresh.info

Ai u kthye në Kështjellën Ëindsor më 16 mars pasi kaloi një muaj në spital.

Në një deklaratë pak pas mesditës, pallati tha: “Lartësia e Tij Mbretërore vdiq paqësisht këtë mëngjes në Kështjellën Windsor”.

Flamuri në Pallatin Buckingham u ul në gjysëm shtizë.

Qeveria në Britani të Madhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos mblidhen para rezidencës mbretërore dhe të reskeptojnë rregullat e pandemisë.

Një libër ngushëllimi në internet është lansuar në faqen zyrtare të Familjes Mbretërore për ata që dëshirojnë të dërgojnë mesazhe.

Lule u vendosën edhe jashtë Kalasë së Windsor, ku duka kaloi javët e tij të fundit pasi u lirua nga spitali.

Në Londër, një homazh u shfaq në ekran në Piccadilly Circus./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme