17 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes së gazetarit grek Jorgos Karaivaz që është ekzekutuar në mënyrë mafioze pas orës dy të mesditës të së premtes, para shtëpisë së tij në lagjen Alimo në jug të Athinë, sapo është kthyer nga puna.
6 plumba në trup të qëlluara nga pistoleta 9 milimetërsha me silenciator kanë qenë të mjaftueshme për vrarësit t’i mbyllnin gojën gazetarit të kronikës të kanalit televiziv Star dhe të një portali informativ.
Policia që ka izoluar vendngjarjen mbledh informacione nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarë okularë për dy persona me një motoçikletë të vogël që i kishin ngritur pritë para shtëpisë.
Por vrasja ka qenë pa zhurmë sa askush nuk ka kuptuar dicka për minuta të tëra. Ende nuk ka asnjë të dhënë për motivet e vrasjes ndërsa po hetohen edhe çështjet për të cilat po investigonte gazetari në fjalë.
Ngjarja ka lënë një njollë të zezë përsëri mbi lirinë e medias në Greqi, pasi edhe 11 vjet më parë thuajse në të njëjtën mënyrën mënyrë është vrarë Sokratis Golias, një prej pionerëve të gazetarisë investigative në Greqi dhe përgjegjësinë e mori grupi terrorist Sekti Revolucionar.
Vrasja përveç se ka shokuar qarqet gazetareske dhe opinionin publik ka ngjallur edhe reagime të partive politike. Zëdhënësja e qeverisë ka theksuar se organet kompetente kanë filluar hetimin për të gjetur dhe arrestuar autorët.
Partia opozitare Syriza nga ana e saj kërkon zbardhjen e menjëhershme të vrasjes duke shigjetuar ministrin e Mbrojtjes Civile dhe duke nënvizuar faktin se edhe njëherë tjetër në mes të ditës njerëzit po bëhen dëshmitarë të vrasjes së një gazetari.
Edhe unioni i gazetarëve të Athinës kërkon nga qeveria dhe organet përkatëse zbardhjen e ngjarjes, ndërsa me anë të një deklarate për shtyp dërgon mesazh tek kriminelët se gazetarët nuk përulen ndaj vrasjeve, plagosjeve apo kërcënimeve dhe se do t’i shërbejnë lirisë së shtypi para cdo presioni, para çdo praktike mafioze dhe planesh kriminale./tch/
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje