Mesfushori i Barcelonës, Frankie De Jong ka folur për titullin e La Ligas para ndeshjes me Real Madridin.
Nesër në orën 21:00 do të zhvillohet “El Classico” ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës në kuadër të La Ligas, shkruan lajmi.net.
Para ndeshjes në konferencën për shtypin, Frankie de Jong u shpreh optimist ku tha se titulli është në duart e tyre.
“La liga është në duart tona, nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet do të bëhemi kampionë”, tha ai.
“Mendoj që është shumë e rëndësishme të fitojmë ‘El Clasicon’”, shtoi ai.
“Nëse e humbim ose nëse fitojmë në “El Clasico” nuk do të thotë që kemi fituar apo kemi humbur La Ligan”, tha holandezi.
“Gjithmonë ka presion në këtë ndeshje, nuk do të jetë ndryshe nga ndeshjet e tjera, duam ta fitojmë atë. Kur ka një “El Clasico” ju e ndjeni presionin”, tha De Jong.
“Unë do të luaj në atë pozicion që i duhet skuadrës dhe ku kërkon trajneri, preferoj të luaj në qendër të mesfushës”, përfundoi De Jong.
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 20...
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...