Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Podujevë, në rrugën “Skënderbeu”, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe një motoçiklete.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...