Hoxhaj kujton Betejën e Koshares: Ishte realizimi i një amaneti të tërë brezash

15:29 | 9 Prill 2021
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar Betejën e Koshares, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai ndër të tjera ka thënë së kjo betejë ishtë realizimi i një amaneti të tërë brezash.

Ky është postimi i plotë:

“22 vite më parë, pushkët e trimave të Brigadës “138” të UÇK-së në luftën e Koshares, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, me zemrat plotë mall e dashuri për Atdheun, thyen kufirin që ndante prej 100 vitesh dy pjesë të një kombi, Kosovës dhe Shqipërisë. Më shumë se fitorja e një beteje, ky ishte realizimi i një amaneti të tërë brezazh që vdiqën me mallin e bashkimit. Përjetësisht krenarë me burrat dhe gratë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që lirinë, më shumë se jetën e tyre, patën më të shtrenjtin ideal.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme