Dy kadetë të FSK-së, nëntoger Iliriana Bunjaku dhe nëntoger Ardit Deliu, do të diplomojnë sot në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst” të Mbretërisë së Bashkuar.
Ambasada britanike në Kosovë në urimin për kadetët e rinj ka njoftuar se Bunjaku do të jetë fituese edhe e çmimit “Shpata Ndërkombëtare” që i jepet një kadeti me performancën më të lartë në këtë kurs.
“Ajo luftoi kundrejt një konkurrence shumë të fortë për të fituar çmimin, i cili reflekton performancën e saj të jashtëzakonshme, duke demonstruar qëndrueshmëri fizike, guxim dhe aftësi të vërteta drejtuese gjatë gjithë kursit. Urime për këtë arritje të jashtëzakonshme Ilirianë”.
Çmimi do të dorëzohet nga Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Gjenerali Nicholas Carter.
Ambasada britanike e ka cilësuar si një moment jashtëzakonisht krenar për ta duke shtuar se kjo arritje demonstron profesionalizmin dhe aftësinë e FSK-së.
Deri më sot Mbretëria e Bashkuar ka trajnuar 23 anëtarë të FSK-së në akademinë prestigjioze Sandhurst.
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...