Google ADS

“Fillimi i fundit për Ukrainën”

09:18 | 9 Prill 2021
Arbresh.info

Një zyrtar i lartë i Kremlinit tha të enjten se Rusia mund të detyrohet të mbrojë shtetasit e saj në Ukrainën lindore dhe se armiqësitë e mëdha ushtarake mund të shënojnë fillimin e fundit të Ukrainës si vend, raporton agjencia e lajmeve TASS.

Shtetet perëndimore kanë bërë thirrje për përmbajtje pasi Ukraina ngriti alarmin për një grumbullim të forcave ruse pranë kufirit ukrainas me Rusinë. Dhuna është rritur përgjatë vijës së kontaktit midis forcave qeveritare dhe separatistëve në rajonin lindor të Ukrainës Donbas.

 

“… Unë mbështes vlerësimin se … fillimi i veprimit ushtarak do të ishte fillimi i fundit të Ukrainës,” ka thënë nënkryetari i administratës presidenciale të Rusisë, Dimitri Kozak.

Gjatë një telefonate me kancelaren gjermane Angela Merkel të enjten, Presidenti Vladimir Putin akuzoi Kievin për veprim provokues në Ukrainën lindore, gjë e cila, tha ai,  po ndezte situatën atje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme