Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se janë të gatshëm të vaksinojnë punëtorët e arsimit nga Kosova.
Gjatë një interviste në ABC News Albania, Rama deklaroi se vaksinat të cilat ishin të destinuara për mjekët e Kosovës, tani do të mund të shfrytëzohen për të vaksinuar punonjësit e arsimit.
Rama theksoi se nuk do të komentojë refuzimin e marrjes së vaksinës nga institucionet e Kosovës, ndërkaq u shpreh se e respekton kryeministrin e Kosovës, cilido qoftë ai.
“Pastaj Albin Kurti më dërgoi mesazh se kishin marrë një sasi nga Covax dhe donin . Nuk ka lidhje me fushatën në Shqipëri kjo, e kam publikuar që jemi në kontakti dhe jemi gati që do të vaksinojmë mësuesit. Unë nuk e gjykoj fare, nuk dua të bëj polemika në çfarë konteksti është bërë. Ne jemi të gatshëm që të vaksinojmë mësuesit. E respektoj kryeministrin pavarësisht si e ka emrin dhe çfarë pozicioni ka, unë nuk futem në këtë mes për të bërë karshillëqe ose çfarëdo qoftë, mjafton që të mos shpifi siç ka bërë në të shkuarën një kryeministër atje më parë”, ka thënë Rama në ABC News Albania.
Kryeministri i Shqipërisë, deklaroi se për disa herë me radhë i kishin thënë ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe ish-ministrit Armend Zemaj që të dërgojnë mjekët për t’i vaksinuar, ndërkaq tha se ajo fillojë të bëhet pasi kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë iu lajmërua dhe i konfirmoi numrin e saktë të punonjësve shëndetësor.
“Unë i pata thënë shumë herë Avdullah Hotit, edhe Ogerta (Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë), i kishte thënë Ministrit të Shëndetësisë disa herë, ata na thonin, jo do vijnë nesër jo pas një jave, e unë ju thashë, po si të doni. Pastaj na u ofrua Federata e Sindikatave të Shëndetësisë na thanë që janë 11 mijë, dhe thamë në rregull t’i bëjmë ato”, theksoi Rama.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit