Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka thënë se ishte gëzuar kur të premten opozita arriti ta shtyjë përpara idenë për ta bllokuar nismën e VV-së dhe Albin Kurtit për ligjin e zgjedhjeve.
Duke folur për votimin e LDK-së që Vjosa Osmani të bëhet president, ai tha se që nga ajo ditë LDK-ja më nuk ekziston.
“Ata janë fshehur dhe po të ishin triumfues siç thoshin, do të dilnin e të flisnin. Tash LDK-ja është subjekt pa busullë dhe pa udhëheqje. Ata do të jenë aty sa herë që i duhen Kurtit gjatë mandatit të tij qeverisës”, ka thënë Molliqaj në RTK.
Sipas tij, kjo është logjikë liberale që ballafaqohet me pushtete autoritare, edhe pse kjo s’ka të bëjë drejtpërdrejt me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Ne më 18 shkurt jemi deklaruar për këtë fenomen të LDK-së. Nuk kemi pas informata dhe nuk e kemi ditur se si do të veprojë LDK-ja në rastin e Vjosa Osmanit, por duke e shikuar analizën na ka dërguar aty”, ka thënë Molliqaj.
“LDK-ja është aty deri në ditën që nuk janë më. E keni rastin e Haki Abazit, ishte zëvendëskryeministër, tash është i 58-të më i votuari në VV. Kjo ndodh në Rusi, në Hungari… në Lindje. S’keni më pa më president dhe kryteparamentar. Kjo është analizë dhe s’mund të devijoj”, ka thënë ai.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...