Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e Rregullt të Punës për vitin 2021.
Institucioni më i lartë i futbollit në vend ka arritur që të miratoj raportin financiar për vitin 2020, ani pse nuk u lexua në tërësi nga udhëheqësit e këtij kuvendi dhe mediat nuk patën qasje për t’i parë votat e delegatëve.
Raporti financiar kaloi sikurse gjithë pikat e tjera të rendit të ditës, të cilat ishin të parapara për këtë kuvend. U aprovua procesverbali për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në vitin 2020 dhe Kuvendit të Rregullt të Punës, i cili ishte mbajtur në vitin 2019.
Ndër të tjerash në këtë kuvend u prezantuan në pika të shkurtëra raporti i garave dhe parashtresat e ankesat.
Në këtë kuvend pati edhe disa kërkesa nga delegatët e klubeve, sikurse ishte ai nga Tahir Batatina i Llapit, i cili kërkoi që të rikthehet rregulli për inkuadrimin e obligueshëm të futbollistëve nën moshën 20 vjeçare në Superligë dhe Ligën e Parë.
Kuvendi nisi nga ora 17:00, ndërkohë që pjesëmarrës ishin 55 delegatë nga 59 sa kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë kuvend.
Ky kuvend është mbajtur në formë vizuele, pasi që FFK ka vendosur që për shkak të masave të reja ndaj “Covid-19” të mos organizojë kuvend me pjesëmarrje fizike.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj