Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se shefe e stafit të kabinetit në këtë ministri do të jetë Edita Buçinca.
Nagavci ka njoftuar se Buçinca ka punuar si asistente në Universitetin e Prishtinës.
Ky është postimi i plotë:
Edita Buçinca do të jetë Shefe e Stafit të Kabinetit në ministrinë tonë.
Edita Buçinca i ka përfunduar studimet themelore në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze pranë Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ka punuar si asistente e lëndës së Gramatikës së gjuhës angleze, ndërsa studimet pasuniversitare në fushën e Qeverisjes së arsimit dhe Metodologjisë së vlerësimit të programeve arsimore i ka përfunduar në Universitetin Lihaj (Lehigh University) dhe në Univesitetin e Minesotës (University of Minnesota) në SHBA, si bursiste e programit prestigjioz Ron Broun (Ron Brown), të financuar nga Qeveria amerikane (Zyra për Çështje të Arsimit dhe Kulturës e Departamentit të Shtetit) si dhe e Departamentit për Politika dhe Administrim të Arsimit dhe Institutit për Integrim të Komuniteteve pranë Universitetit të Minesotës. Për gjashtë vite Edita ka punuar si hulumtuese në programe të ndryshme arsimore në bashkëpunim me disa universitete, kolegje dhe me Departamentet e Arsimit në shtetin e Pensilvanisë, Ajovës dhe Minesotës në SHBA, me përqendrim kryesisht në përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta në arsimin parauniversitar dhe tranzicionin e tyre në arsim të lartë, por edhe në vlerësimin dhe përshtatjen e programeve të gjuhës angleze për nevojat e grupeve të caktuara të emigrantëve në institucionet e arsimit të lartë.
Edita ka qenë themeluese e zyres së Këshillit Amerikan në Prishtinë dhe koordinatore e Fondit Kosovar Amerikan për Arsim (KAEF) dhe Programit për Zhvillimim e Profesorëve të Rinj të Universitetit (JFDP), të dy këto programe të financuara nga Qeveria amerikane. Së fundmi ka punuar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë përmes angazhimit të saj në Qendrën për Arsim të Kosovës. Përveç arsimit, që e ka shumë përzemër, ajo ka shërbyer për disa vite me radhë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Uashington, DC, si dhe ka qenë bashkëpunëtore e Agjencisë së lajmeve Reuters gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Po ashtu ajo e ka pasion mësmin e gjuhëve të huaja. E flet rrjedhshëm anglishten, serbishten, turqishten dhe spanishten dhe ka përvojë të gjatë si përkthyese dhe lektore.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut